Mergate

Aksidenti i 19 Dhjetorit 2017 ishte vrasje e mbetur në tentativë!

Nga: Kastriot BERISSA – LSHB

Është çmenduri të mendohet që fati ynë nuk është i përcaktuar nga një super fuqi mbinjerëzore; jashta botëkuptimeve tokësore; ZOTI është i madh paasnjë dyshim; kupton gjuhën hyjnore të cilën e bekoj me aq begati, botëshpjegim global e botëkuptim jetësor.

Fuqia e ZOTIT dhe engjujve mbrojtës të shqiptarëve kudo në botë është e prekshme, e kapshme, e shpjegueshme & hujnore; prandaj na mbron fuqia hyjnore e ZOTIT të madhërishëm.

Kushdo që ka problem me shqiptarizmin tim është i falur nga ana ime dhe njëherit shprehi keqardhjen time për nivelin e tyre arsimor, kombëtar e njerëzor.

Me 19 Dhjetor 2017 pësova sfidën më të madhe të jetës, ku në një tentim atent për eliminimin tim fizik pësova një aksident automobilistik të mirëpregaditur, ku si pasoj e atij aksidenti kalova në gjendje kome 7 ditëshe dhe 31 ditë të tjera i pavetëdijshëm, gjakëderdhje të brendahme në kokë, një goditje në zemër dhe disa në kokë, një kohë të gjatë humba edhe zërin e fuqinë e të folurit (vokalet e zërit ishin dëmtuar gjatë futjes së respiratorit të oksigjenit), humba mundësinë e lëvizjes së lirë (si pasojë e thyerjes së këmbës së djathtë dhe ndryshjeve të pësuara në këmben e majtë), poashtu pësova thyerje të dorës së djathtë, ndrydhje të mëdha trupore e organeve themelore të trupit; nga të cilat pasoja edhe sot vuaj dhimbje e vështirësi në jetën e përditshme.

Duke qenë besimtar ekstrem i Fesë së Shqiptarizmit; besoj fuqishëm se ka qenë vullneti i ZOTIT dhe engjujve të tij hyjnor që më shpëtuan deri sot, por edhe më mbrojnë çdo ditë. Jam krenar, me fat të jashtëzakonshëm që mbijetova gjitha këto dhe sot psiqikisht jam 128% më mirë se sa isha para aksidentit! Faleminderimi i takon Zotit, engjujve mbrojtës, familjes së ngushtë, farefisit, shoqërisë dhe tërë shqiptarëve kudo për kujdesin e vazhdueshëm, interesimin e jashtëzakonshëm dhe lutjet e nënës time

Sot, më 15 Qershor 2020 së bashku me familje shpëtuam nga më e keqja, duke menjanuar kafshët e egra (dre brilopatë afërsisht mbi 50 kg) në të njejtin vend ku pësova aksidentin e 19 dhjetorit të vitit 2017; në të njejtin vend ku në vitin 2018 gjatë rrugëtimit për në ajroport së bashku me vëllaun Visarin e tejkaluam një aksident të ngjashme në të gjitha aspektet me atë timin të 2017-es.

(Autori është kryetar i Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar – LSHB)

Kastriot BERISHA

Leave a Response