Mergate

Asnjë shenjë e shtetit të Kosovës në takimin e Kurtit me Lajçakun, reagon PDD

Lidhur me mosprezencën e simboleve shtetrore të Kosovës në takimin e zhvilluar dje në mes kryetarit të LVV-së Albin Kurtit, që më gjasë do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, me emisarin evropian për dialogun Kosovë –Serbi, Mirosllav Lajçak, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PDD-së, Fadil Islami

z. Islami në shenimin e tij në rrjetin social “facebook” ka theksuar se mosprania e simboleve të shtetit të Kosovës në atë takim, arsyton harten e Lajçakut të zyrën e tij, ku nuk njihen kufijët e Kosovës dhe vendi ynë shenohet Brenda teritorit të Serbisë

Ky është shenimi i z. Islami

Asnjë shenjë e shtetit të Kosovës në takimin e Kurtit me Lajçakun.

Pse duhet reaguar Lajçakut që nuk përfillë kufijt e shtetit të Kosovës kur ne vet takohemi me zyrtar të Bashkimit Europian dhe nuk kemi asnjē simbol të shtetit të Kosovës.

Kujt po i shesim moral ne, e kujt po i flasim për shtetin e Kosovës , kur vet se respektojmë, në vend që ky takim të ishte i mbushur me simbole të Kosovës ,ne e vertetojmë atë harten e Lajçakut.

Kryeminister i kujt je ti që të votuan mbi 50% e qytetarëve , pse ti nuk ke simbole shtetrore në takime me ndërkombëtarët.

Për deri sa ti nuk njeh simbolet e shtetit kujt po i shet moral , kujt po i shet patriotizem ti !

Leave a Response