Sport

Barcelona fiton me lehtësi ndaj Stuttgartit

Tri miqësore, të trijat fitore. Barcelona po i vazhdon me formë të mirë përgatitjet parasezonale. Në Gjermani sot katalonasit mposhtën me rezultat bindës 0:3 Stuttgartin.

Ishte Depay që hapi llogarinë e golave në minutën e 21-të. Ai pranoi një top të bukur nga De Jong, më pas kaloi mrekullisht kundërshtarin dhe me një vollej kaloi mysafirët në epërsi.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Demir shënoi për herë të parë për Barcelonën, teksa Griezmann dhuroi një asist fantastik, shkruan Gazeta Express.

Francezi dha edhe një asist tjetër në golin e tretë. Ishte Riqui Puig i cili shënoi golin e fundit në minutën e 73-të të ndeshjes.

Pak minuta në këtë takim iu ofruan edhe Rey Manajt. Sulmuesi i talentuar shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të të ndeshjes.

Leave a Response