Arberi

Basha merr vendimin e rëndësishëm: Nuk do t’i njohim zgjedhjet! Javën e ardhshme do të…

Rreth 8 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike duket se nuk do t’i njohë ato.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me 71 drejtuesit e degëve të partisë në rrethe ka deklaruar sipas burimeve, se PD nuk do t’i njohë zgjedhjet që sollën fitore të Partisë Socialiste mes akuzave nga opozita për blerje të votave.

Javën e ardhshme sipas burimeve, Basha do të zhvillojë ture nëpër Shqipëri për të mbledhur prova për manipulimet.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, mësohet të ketë deklaruar Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha takim me strukturat drejtuese të partisë! Çfarë po diskutohet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon në selinë e kësaj partie një takim me 71 kryetarët e degëve të partisë në rretheTakimi zhvillohet pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat i fitoi Partia Socialiste mes akuzave për blerje të votave.

Gjithashtu, në takim pritet të diskutohet edhe për zërat kritikë ndaj liderit Basha, pas humbjes së zgjedhjeve.

Disa zëra brenda Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut demokrat Basha nga posti i drejtuesit pas humbjes së zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, drejtuesit e degëve në rrethe kanë shprehur mbështetje ndaj liderit demokrat.

Partia Demokratike rriti ndjeshëm votat në zgjedhjet e më shumë se një jave më parë krahasuar me vitin 2017, por pa qenë në gjendje të fitojë mazhorancën.

Leave a Response