Arberi

Bastisen qelitë e të dënuarve për Lagjen e Trimave, konfiskohen telefona celularë

Shkup/ Telefona celularë dhe pajisje tjera të palejuara janë gjetur dhe marrë gjatë bastisjeve të qelive të të dënuarve për rastin Lagja e Trimave në Kumanovë, të cilët po vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës, ransmeton Zhurnal.mk.

Siç bën të ditur drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve në një deklaratë për MIA-n, bastisja është kryer në ora 5 të mëngjesit të sotëm me ndihmën e policisë, e cila kishte marrë një urdhër të gjykatës.

Gjësendet e konfiskuara u dorëzuan për ekspertizë ndërsa veprimi kaloi pa incidente, thuhet në njoftim/Zhurnal

Leave a Response