Sport

“Blick” shkruan se Alex Frei mund të jetë përzgjedhësi i ardhshëm i Kosovës

Krahas shumë emrave për të marrë postin e përzgjedhësit të Kosovës në futboll, kandidati i radhës mund të jetë Alex Frei.

Kështu ka shkruar të premten gazeta zvicerane “Blick”.

Frei 42-vjeçar, aktualisht është trajner i skuadrës së FC Wil, që garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Më herët ka udhëhequr skuadrat e grupmoshave të reja të Baselit, për t’u bërë trajner i përkohshëm i ekipit të parë të Baselit në vitin 2018.

Frei si futbollist ka luajtur për shumë skuadra të njohura si Baseli, Dortmundi, Rennesi, Servette, Luzerni dhe Thuni.

Ndërkohë, ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për 10-të vjet, duke regjistruar 84 paraqitje e duke shënuar 42 gola

Leave a Response