Sport

Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale pas fitores ndaj Portos

Chelsea ka regjistruar fitore komode ndaj Portos (2-0) në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Sevilla tw Spanjws, ndërsa skuadra portugeze ishte në cilësinë e nikoqirit.

Të dyja sfidat çerekfinale ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohen në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, për shkak të kufizimit të udhëtimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit

Rastin më të mirë në minutat e para e pati lojtari i skuadrës portugeze, Mateus Uribe, por nuk e dërgoi topin në kuadratin e portës.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Në minutën e 32-të, Blutë e zhbllokuan rezultatin. Jorginho tregoi vizionin e tij për ta gjetur Mason Mountin, i cili e pranoi topin, u rrotullua shpejt, shkoi drejt portës dhe shënoi.

Porto pati dy raste të mira në gjysmën e dytë përmes Luis Diaz e Moussa Marega që nuk u shfrytëzuan, ndërsa më pas erdhi ndëshkimi.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Një gabim të skuadrës ‘vendase’ e shfrytëzoi Benjamin Chilwell, i cili e kaloi edhe portierin dhe e shënoi golin e dytë (85’)

Chelsea është në situatë shumë të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, pasi Porto i ka pranuar dy gola në ndeshjen e zhvilluar në cilësinë e vendasit. /Telegrafi/

Leave a Response