Sport

City fitoi me përmbysje ndaj PSG-së, kualifikohen të dy skuadrat, Reali fiton dhe bashkë me Interin kualifikohen në fazën tjetër të Champions League

Manchester City e ka mundur 2-1 PSG-në për t’i kualifikuar si lider i Grupit A. Pavarësisht humbjes, edhe PSG ka kaluar tutje.

Një xhiro para përfundimit të fazës së grupeve, Manchester City dhe Paris Saint Germain kanë prerë biletën për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, .

City e mundi PSG-në në ndeshjen direkte në Grupin A, duke u kualifikuar si lider me 12 pikë, derisa PSG si e dyta me tetë pikë.

Skuadrat dhuruan spektakël në ndeshjen që u zhvillua në Etihad Stadium.

Të parët në epërsi kaluan mysafiret, me golin e Mbappe në minutën e 50’.

Por, kjo vetëm sa irritoi vendasit që reaguan menjëherë.

Fillimisht, Raheem Sterling e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 63-të, dhe më pas shënoi edhe sulmuesi Gabriel Jesus, për të përmbysur gjithçka.

Ai shënoi për 2-1 në minutën e 76’, pas një super aksioni të vendasve, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit

Reali dhe Interi kanë prerë biletën për në fazën tjetër të LIgës së Kampionëve. Reali e mundi 3-0 FC Sheriffin, duke u kualifikuar në kështu në fazën tjetër, bashkë me Interin, që më herët e mundi 2-0 Shakhtarin.

Real Madridi dhe Interi janë skuadrat e radhës që kanë siguruar nga një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Interi më herët mundi 2-0 Shakhtarin dhe po priste vetëm fitoren e Los Blancos  për të siguruar edhe matematikisht kalimin më tutje.

Relai nuk dëshpëroi dhe me fitoren që arriti, kualifikoi veten dhe Interin në fazën tjetër.

Reali e mundi 3-0 FC Sheriffin me golat e David Alaba, Toni Kroos dhe Karim Benzema.

Lajm i hidhur është dëmtimi i Alabas, që lëshoi fushën para kohe,

Sido që të jetë, Reali tani ka 12 pikë, dy më shumë se Interi që luan sfidën e fundit dhe do të luftohet për pozitën e parë.

Leave a Response