AN/OP

Çka tash pas krejt këtij “Ndryshimi” !?

Populli tani duhet të jetë jo euforik por sy qelë

Nga: Fadil ISLAMI

E arritēm atë që duhej të bëhej, VV-ja mori mbi 50 %, e mori edhe presidentin, dhe tani nuk mund ta ndal askush për të bër punë të mira.

Qytetari tani më nuk duhet të kënaqet me fjalë, por me punë dhe arritje konkrete.

Tani më fushatat zgjedhore morën fund, qytetarët nuk duhet të bien pre e sekserëve politik që paguhen nga parti të ndryshme në Kosovë por edhe në diasporë.

Sekserët në diasporë duhet të pushojnë të cilët na paten lodhë me “krona të Mbretërve e të mbretreshave” duke u munduar që diasporës t’ia fshijnë trurin.

Mos mendoni që këta sekserët janë të dishëm e të afert me politiken nē Kosovë , thjesht këta kan nga njē foto me këta politikan e që secili prej jush mund ta kishte dhe mund ta ket një foto me secilin politikan.

Sekserët nuk dinë as nuk munden ma shumë se ju , thjesht janë sekser që paguhen mirë dhe ka edhe prej tyre që janë badihavgji e që knaqen me një foto.

Populli duhet të jetë opozita më e fortë sot dhe të kërkoi nga politika të realizohen ato që i kanē premtuar gjatë fushatës zgjedhore

Të gjitha çka i kërkuan, populli u ka dhën , tani duhet të ken pergjegjësi dhe të mbahen për gjuhe duke mos i lën të mendojnë se e morën atë çka dashtëm dhe tani bëjm çka të duam.

Populli din me t’i dhën të gjitha , por din edhe me t’i marrë të gjitha .

Autori është Skeretar i Përgjithhëm i PDD-së

Leave a Response