AN/OP

Dorëheqja e Kryetarit Mustafa, akt moral dhe i përgjegjshëm !

Akademik Kujtim Shala, figura me eminente për poziten e t’parit në LDK, figurë dhe personalitet i shquar në dije, shkencë dhe politikëbërje, konsistenca politike e të cilit është provuar katercipërisht nder vite, përfshi edhe kulturën dhe frymën filozofike rugoviane.

Shkruan: Fatmir BAJRAJ

Tani më, pas një rezultati katastrofal të LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit 2021, dorëheqja e Kryetarit të LDK-së, akademik Isa Mustafa ishte një veprim logjik i një lideri të përgjegjshëm dhe me një ekspriencë të gjatë në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Dorëheqja e Kryetarit Mustafa, është reflektim pas leximit të drejtë të rezultatit zgjedhor të LDK-së, rezultat ky më deshpruesi në gjithë historikun e partisë, që nga themelimi i saj me 23 nëntor 1989 dhe deri me 14 shkurt 2021.

Humbja e rëndë e LDK-së, nuk është e determinuar nga një njeri, dhe në këtë rast, as nga Kryetari i saj, akademik Isa Mustafa, zaten nuk kerkohet “kokë turku” për deshtimin, për faktin se LDK-ja është dhe mbetet parti demokratike e cila promovon vlera unike në drejtim, vendimarrje dhe në përgjegjësi kolektive dhe ekipore, duke respektuar standarde të larta të demokracisë parlamentare përendimore dhe n’veqanti të grupimit politik të PPE-së, anëtare e së ciles është LDK-ja.

Natyrisht se përgjegjësinë për humbjën e thellë në këto zgjedhje e mbanë e gjithë shtrirja organizative horizontale e partisë dhe mbi të gjitha shtrirja vertikale e saj, përfshi Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë e LDK-së dhe vetë i pari i saj, akdemik Isa Mustafa, cili edhe ka dhënë dorëheqje në shenjë përgjegjësie ndaj rezultatit të dobët të LDK-së me 14 shkurt 2021.

Pas këtij akti ndërgjegjësimi dhe reflektimi të Kryetarit Mustafa, një reflektim imediat pritet të ndodhë edhe në hallkat tjera zingirore të udhëheqjes dhe drejtimit, në mënyrë që ri-kthimi i besimit të elektorati të jetë i bazuar dhe i prekshëm.

LDK-së, i duhet një “katarsis” i cili do fuziononte këndelljën.

Pas qertifikimit të rezultatëve zgjedhore nga ana e organeve kushtetuese, me çrast, do kemi një pasqyrë reale dhe objektive e cila portretizon fuqinë dhe mbeshtetjën politike të elektoratit për kandidatet e LDK-së, kjo e fundit duhet të thëras Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, si organi ma i lartë, ligjëvënës i partisë për të marrë mbi supe procesin e reformimit dhe strukturimit të LDK-së, konform nevojës imediate dhe zgjedhjes së Kryesisë dhe lidershipit të saj në një garë të lirë dhe demokratike.

Cilat janë gabimet që shkakëtuan humbjën e thellë të 14 shkurtit ?

Bashkëqeverisja me PDK-në në nivelin qendror, e derivuar nga rezultatet në rënje të LDK-së, pas fragmentarizimit të saj dhe ndarjes e cila ndodhi me rastin e ndarjes në dysh të partisë ndermjet z.Sejdiu dhe z.Daci, dhe praktikes së ndjekur në këtë sens nga Kryetari n’dorëheqje, z.Isa Mustafa, zhgenjimi dhe iritimi i elektoratit të LDK-së, ishte i madh, për pasojë LDK-ja nuk fitoj asnjë palë zgjedhje nacionale, edhe pse në dy raste ishte në prag të kapercimit të shtegut të fitores, por nuk i’a doli ta kapitalizoj në qastet e fundit të gares zgjedhore.

LDK, u dëmtua zakonisht nga brënda, nga eksponent të cilet merrnin besimin dhe bekimin e partisë, por qonin ujë në mulli të huaj, duke dëmtuar direkt partinë dhe duke zhgenjye elektoratin besnik të saj, i cili e kishte mbeshtetë LDK-në, edhe në ditë të veshtira për të.

Koalicioni me LVV-në, ishte “maja e eisbergut”, nga ku anija e saj filloj fundosjën, përkatësisht mori tatpjetën deri n’theqafje, dhe kjo jo vetëm për shkak të veprimit obstruksionist të isht partnerit të koalicionit (LVV-së), por edhe për faktin e sabotimit nga brënda deri në komplot të organizuar dhe konstruktuar nga ish partneri n’qeverisje me eksponent siq ishte Vjosa Osmani, ish kandidate e LDK-së për pozitën e Kryeministrit në zgjedhjet të cilat kjo zonjë i humbi në tetor të 2019-tës !

Lidershipi i LDK-së, në kohë pandemie, i dha fund bashkëqeverisjes me LVV-në, të shkaktuar nga kjo e fundit, por këtë realitet, nuk dijti apo nuk deshi t’a artikuloj drejtë dhe me kohë para antarësisë dhe qytetarëve të vendit, përkunder faktit se LVV dhe Vjosa Osmani, kishte depertuar thellë me diskursin agresiv kundër LDK-së, dhe interpretimit të “vertetës” se tyre për prishjen e koalicionit, në favor të tyre dhe në rolin e viktimes.

LDK ishte vonuar teper shumë në plasimin e së vertetes në lidhje me zonjen Osmani dhe mbi të gjitha në arsyetimin e prishjes së koalicionit me VV-në, destruktive dhe obstruksioniste.

Diskursi anti-LDK, i binomit Kurti-Osmani, me ndihmen e mediave dhe studiove televizive në vend, kishte depertuar deri në palcën e elektoratit dhe qytetarëve të Kosoves, duke i’a hedhë fajin e “deshtimeve” n’qeverisje LDK-së dhe për t’ia faturuar të gjitha lëshimet dhe gabimet eventuale në dy dekada, kryesisht LDK-së, derisa kjo e fundit, ishte përqendruar në përballjen me pandeminë, rimekembjën ekonomike dhe Dialogun me Serbinë.

LDK, duhet dhe do të reflektoj pas këtij momentumi, duke nxjerrë një strukturë të re drejtuese ngase potenciali i saj intelektual dhe akademik është i jashtëzakonshëm dhe unik, jo vetëm për vendin por edhe me gjerë.

Konsideroj se kësaj radhe, LDK permes Kuvendit të Pergithshëm, do të filtëroj figura besnike të partisë, figura të deshmuara dhe të promovuara në struktura dhe proecese të saja, dhe duke lënë anash ato figura dhe personalitete të cilat kan hezituar dhe shfaqë luhatje në momente kruciale-vendim-marrëse në parti dhe në kuadër të partisë, për vendin.

Leave a Response