Arberi

Edi Paloka: Rama e kupton se do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Është koha për ndryshim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të sotme të Edi Ramës kundër opozitës. Në një reagim në Facebook, Paloka thotë se Edi Rama e ka kuptuar se do të humbasë thellë me 25 prill.

“Rama është në panik sepse ai e kupton se ka nisur fundi i tij. Rama e kupton se ai do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite – ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Koha jote mbaroi, Rama! Është koha për ndryshim!”,- deklaron Edi Paloka.

Leave a Response