Arberi

Edi Rama: “Mini Shengeni”, projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë pas përfundimit të samitit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, se ky takim është mbajtur për të shtyrë përpara projektin e njohur si “Mini Shengen”.

“BE deri këtu të veten e ka bërë plotësisht, neve na takon ta bëjmë tonën. Qeveria e Shqipërisë, kemi qenë qysh në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i atij që unë e quaj Shengen Rajonal, është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme, ekonomike, sociale dhe politike për rajonin tonë”, ka thënë Rama, njofton Klankosova.tv.

“Procesi i Berlinit është zanafilla dhe tani në kushtet kur po e zotërojmë procesin, shpresojmë që ky proces të kalojë në duart e Komisionit Evropian me dëshirën dhe ambicien që takimi i 5 korrikut t’i vijë fundit në formatin e deritanishëm dhe të bëhet format me formatin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”.

Leave a Response