Lajmet

Enver Sekiraqa lirohet nga paraburgimi

Enver Sekiraqa, i akuzuar për nxitje të vrasjes së zyrtarit policor, Triumf Riza është liruar nga paraburgimi, .

Rastin e ka konfirmuar avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.

“Po, e vërtetë”, ka thënë shkurt ajo për Gazetën, kur u pyet nëse Sekiraqa është liruar në arrest shtëpiak.

Përndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-zyrtarit policor Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh

Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Leave a Response