Sport

Favoritët e Evropianit

Franca shihet si favorite para Anglisë, Belgjikës, Portugalisë, Gjermanisë, Italisë e Spanjës

Kampionati Evropian i futbollit po afron dhe është koha për t’i bërë llogaritë.

24 ekipe kombëtare do të luftojnë për titullin e kampionit evropian gjatë 30 ditëve të tij.

Dhe, disa prej tyre kanë më shumë mundësi për ta fituar, e dikush tjetër më pak.

Kampionia aktuale e botës, Franca shihet si favorite për të triumfuar në “Euro 2020”, i cili mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik.

Francezët kanë shfaqur formë të shkëlqyeshme në vitet e fundit dhe ata konsiderohen me mundësitë më të mëdha për ta fituar Evropianin për herë të tretë.

Tetë prej 11 futbollistëve që e fituan Botërorin, janë në dispozicion të Francës.

Por, ekipi i Didier Deschamps nuk do të ketë punë aspak të lehtë pasi gjendet në grup me Portugalinë dhe Gjermaninë.

Ndërkaq, ekspertët dhe kompanitë e basteve shohin edhe favoritë të tjerë krahas “Trikolorëve”.

Ekipet tjera si Anglia, Belgjika, Portugalia, Gjermania, Italia dhe Spanja, po ashtu shihen me mundësi për ta fituar Evropianin

Leave a Response