Lajmet

Ferati i LDK’së: Qytetarët në Istog e kanë ndarë mendjen se kë do ta votojnë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Ilir Ferati, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë qytetarët në Istog e kanë ndarë mendjen se kë do ta votojnë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ferati u pyet se ku qëndron me sondazhe, megjithatë kandidati nuk dha shifra por tha se sondazhi më i mirë është përkrahja e njerëzve të Istogut

“Sondazhi më i mirë që unë e marr çdo ditë është përkrahja që me njerëzit që jemi duke u taku. Ata po munden të shprehen, t’i qajnë hallet dhe t’i parashtrojnë kërkesa”, është shprehur Ferati.

Tutje, ai tha se nuk ka ndonjë vërejtje për kundërkandidatët për fushatën e bërë deri më tash

“Istogu jam i bindur se e ka nda mendjen me vazhdu me LDK’në. Respet për kundërkandidatët, nuk kam vërejtje për kundërkandidatët për formën e fushatës që e kanë bërë”, ka thënë Ferati.

Leave a Response