Lajmet

Gashi: Në letrën e Biden vërehet se s’ka dilemë që Asociacioni do të themelohet

Opinionisti Shkëlzen Gashi, është shprehur se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur të gjitha problemet.

“Ka asociacione të personave të pagjetur, të dëmeve që ka bërë Serbia, ka njerëz që i kanë llogaritur dëmet. Bashkësia Islame duhet të përfshihet – 234 xhami janë shkatërruar. Asnjë cent nuk e ka dhënë Serbia për rindërtimin e tyre. Duhet të diskutohen të gjitha”, është shprehur Gashi, 

Ai në Rubikon ka komentuar edhe letrën e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden të dërguar për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“S’ka dilemë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet dhe kjo vërehet në letrën e Biden”.

“Për dallim nga BE, Amerika po e thekon se duhet të ketë njohje të ndërsjellë”.

Leave a Response