Arberi

Gazetari investigativ publikon përgjimin/ Drejtori i Kadastrës jep ‘direktivat’: Po i the 100 mijë vetëve s’të legalizohet u bënë ‘mish për top’ për palën tjetër, t’i mbajmë varur

Një audiopërgjim i drejtorit të Kadastrës, Artan Lame është publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha ku dëgjohet të japë direktiva të qarta, gjatë kësaj fushate elektorale ndërsa flet për çështjen e legalizimeve.

Në audio përgjimin, të cilin gazetari Hoxha e ka publikuar në facebook, Lame thotë se nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur.

Sipas tij, qytetarëve që kanë 100 mijë dosjet e legalizime nuk u duhet thënë se do skualifikohen apo nuk u bëhet legalizimi pasi kthehen më pas me palën tjetër, prandaj duhet të mbahen varur.

Audio e zbardhur: 

‘’Është bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për procesin e legalizimeve në vijim

Në këto 320 mijë, objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen.

Të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim, atë, kur të rishihet legjislacioni.

I hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur duke sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhë, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtëpi, prapa kësaj të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh.

Millosheviçi ti thoj që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me Bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv. Edhe unë po të isha kandidat, do iu thoja që ditën e parë pas zgjedhjeve do ju bëhen të gjithë legalizimit. Edhe iku ai, pra çfarë i intereson atij politika, ai do të shpëtojë shtëpinë.”– tha Lame.

Leave a Response