Arberi

Gjenden të vdekur 4 persona në një hotel në Qerret

Një lajm i rëndë është bërë me dije pak minuta më parë, ku sipas informacioneve bëhet me dije se 4 persona janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit.

Dy burra dhe dy vajza janë gjetur të vdekur në një sallë saune në Qerret të Kavajës. Raportohet se viktimat janë shtetas rus dhe ishin prej së paku një javë me pushime në Shqipëri.

Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në sallën e saunas të këtij hoteli në Qerret.

Deri më tani, rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë të qarta. Ndërkohë që pritet që ngjarja të zbardhet nga policia dhe së shpejti të kemi një deklarim zyrtar mbi shkaqet që e shkaktuan një ngjarje kaq të rëndë

Leave a Response