Arberi

Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik

Gjermania ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik, pas përmirësimit të situata epidemiologjike, sipas një raporti të Institutit ”Robert Koch”

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se Shqipëria nuk konsiderohet më si zonë me rrezik, raporton ATSh.

”Rajonet që nuk konsiderohen më si zona me rrezik janë Shqipëria, Finlanda, Malta dhe rajoni norvegjez i Rogalandit’, thuhet në raport.

”Rajoni portugez i Algarve, Britania e Madhe, Irlanda e Veriut dhe ishujt Falkland po ashtu nuk konsiderohen më si zona rreziku”, shton raporti i Institutit gjerman ”Robert Koch”.

Leave a Response