AN/OP

Hekurina dhe Hekurani!

Priti derisa të bëhet ora 3 pasdite dhe Hekurani doli për ta ‘lidhur n’hekura’ Ramush Haradinajn, jo pse Ramushi ka falur toka, por pse Ramushi ka shpronësuar toka.

Nga: Kimete BERISHA

Mendja e Hekuranit, që lajmi për zbulimin e një hajnie tokësore ia merr anën lajmit të përditshëm për vdekjet masive që po ndodhin nga mos-menaxhimi i pandemisë nga Arben Vitia,i cili për karrierë dhe për kënaqësi të thella individuale, e ka rrezikuar shëndetin publik dhe më gjërë.

Nuk e ka menaxhuar ‘keq’ pandeminë, Arben Vitia nuk ka menaxhuar fare pandeminë!

E ka bindur popullin se s’ka pandemi dhe i ka heq të gjitha kufizimet. Ky është krim mbi krimet!

Këtë veprim kriminal e ka bërë për t’u dukur simpatik dhe pozitiv, për t’u dukur sikur ia solli lirinë këtij populli të mbyllur e të mërzitur më izolim.

Dhe kështu, të bëhet kryetar i Prishtinës.

Kaq ka dashur.

Pra, dikush u dasht ta jap jetën për ‘lirinë e rrejshme’ të Arben Vitisë që e çoi vendin në vdekje.

Që Ramush Haradinaj mund të jetë ‘në faj’ kjo nuk e ndihmon askënd.

Me gabimet e qeverive të kaluara nuk mund t’i mbuloni krimet tuaja.

Qeveria Kurti, me pakujdesinë dhe papërgjegjësinë e frikshme, po i ‘shpronëson’ njerëzit nga kjo botë, nga shëndeti dhe nga jeta, e s’po çuditet ‘gati askush’ me ta, e po u dashka të çuditemi që janë shpronësuar do toka q’atje dikund rrugës kah Peja.

Bibla ia ka qëlluar aty kur ka thënë se hajni është më i mirë se rrensi.

Ministrat e qeverisë Kurti i kanë 7- të tiparet që Zoti (sipas fesë) i urren më së shumti te njerëzit:

1. Sytë krenarë.

(Të shikojnë prej s’nalti)

(Krenaria ka kuptim negativ, veç shqiptarët mendojnë se të jesh krenar s’ka ku shkon më mirë).

2. Gjuha gënjeshtare.

(S’kanë lënë gjë pa gënjyer. Qeveria Kurti, ndryshe ka folur -ndryshe po vepron);

3. Duart që derdhin gjak të pafajshëm.

(Kanë folur për vrasje me kompetencën më të madhe.

Albin Kurti si Sledge Hammer, detektiv i dorës t’parë. Sa e sa shumë e përdorën AD për fushata politike, e tash që janë në pushtet, s’ia gjejnë vrasësin).

4. Zemra që harton skema të liga.

(Stalinizmi i qeverisë Kurti është qesharak. Sepse, për të përndjekur gazetarët e intelektualët,

së pari mediat duhet të jenë tuajat.

Ti mund ta censurosh vetëm gazetën tënde që e shtyp në shtypshkronjë dhe pastaj e shet në kioskë.

Ai që s’e kupton kaq punë, se për të bërë censurë duhet të jetë pronar i internetit, është thjesht i humbur.

Nuk ma kaluar koha e censurës, por ka kaluar koha e stalinizmit.

5. Këmbët që nxitojnë me shpejtësi drejt së keqes.

(I kanë mbyllur dhjetëra ambasada. Kanë larguar nga puna secilin që nuk është ‘i popullit të tyre’. Të tjerët i shfrytëzojnë dhe i përdoriin si spiuj).

6. Dëshmitari i rremë.

(Kur Satana gënjen duket krejt normal, sepse është babai i rrenave).

7. Ai që nxit konflikte në shoqëri.

(Qeveria Kurti e izoloi Kosovën nga Shqipëria dhe pa u menduar dy herë, e ndau popullin).

– Nuk ma heq kush bindjen se Arben Vitia e ka vendin në burg, për rrezikimin e sigurisë kombëtare.

Familjarët e pacientëve me COVID po ankohen se nuk kanë pare për të blerë ilaçe, se shërimi kushton shtrenjtë…po qajnë para kamerave.

Asnjë lot mos e derdh, po shko lypja paret për ilaçe Arben Vitisë.

Lypja atij, se ai të ka thënë ‘S’ka më pandemi’, e ti i ke besuar.

Padite.

Të ka gënjyer se ‘u kry pandemia’.

Të ka mashtruar se ‘je i lirë’

Ta ka rrezikuar jetën!

P.S.

When the storm clouds gather ’round you

And heavy rains descend

Just remember that death is not the end

And there’s no one there to comfort you

With a helpin’ hand to lend

Just remember that death is not the end

(Bod Dylan)

Leave a Response