AN/OPKulture

Imzot Prenk Doçi, themeloi shoqninë “Bashkimi”

Shoqnia Bashkimi u themelua n’janar te 1899,n’Shkodër. Ku 10 vjet pasi ishte kthy nga mergimi, Abati i Mirditës, Imzot Prenk Doçi, themeloi shoqnine me qellime kulturore-letrare.

Duke qane se shoqnite komtare nuk ishin te lejume, u hap nan petkun e nji shoqnie fetare.Kjo shoqata dha ndimese te madhe per botimin e nji numri tekstesh shkollore ne gjuhen shqipe dhe te fjalorit shqip-italisht Bashkimi ne 1908, edhe sot e ksaj dite, fjalori ma i mire i dialektit gegë. Rreth tij u mblodh ajka e klerit katolik shqiptar, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, Dom Ndoc Nikaj, Atë Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Atë Pashk Bardhi, Dom Mark Shllaku, Dom Dodë Koleci, Atë Ambroz Marlaskaj, e ma vonë, Luigj Gurakuqi. Përshkruhet rendi i ditës në nji mbledhje të Shoqnise si vijon:

1. Botimi i nji fjalori

2. Detyrimi i anëtarëvet me i dërgue korrespondenca shtypit shqiptar jashtë vendit

3. Botimi i nji të përkohshmeje javore ose mujore

4. Qandrimi i “Bashkimit” ndaj përpjekjeve për unjisimin e alfabetit

Abat Preng ose Prend Doçi (1846 – 1917) ka qenë prelat, figurë kulturore e politike me ndikim dhe poet shqiptar. Qe themeluesi dhe kontributori më i madh i Shoqërisë Bashkimi.

U lind në lagjen Paraspor të fshatit Bulgër të kazasë së Lezhës, i biri i Prendit dhe i Mrikës, më 25 shkurt 1846. Studimet i mori në Shkodër, më 2 gusht 1859 hyri në të porsahapurin Seminar Papnor dhe më tej vijoi shkollimin në Romë në Kolegjin e Propagandës Fide më 1861.

Më 1871 u kthye në vendlindje, ku shërbeu si famullitar në Korthpulë, Orosh si kapelan i Imzot Gaspër Krasniqit dhe sërish famullitar në Kalvare. Më 1877 përfshihet në një rrymë revolte, për të cilën  shkoi shpesh në Cetinjë për të siguruar si ndihma financiare ashtu dhe mosndërhyrje. Kryengritja u parandalua nga autoritetet osmane dhe ipeshkvi i Lezhës F. Malčinski e pezulloi nga veprimtaria fetare. Doçi u fsheh në Vuthaj, pranë Gucisë. Më vonë u arrestua, e dërguan në burgun e Selanikut dhe më pas në Stamboll.Me ndërhyrjen e Patriarkut armen Stefan Azarian, me nofkën Pére Achile mori rrugën për në Romë me kusht që të mos kthehej në vendlindje.

Sipas P. Pashk Bardhit, kryengritja u bë për shkak të mospajtimit të parisë mirditore me dënimin me syrgjynosje që i ishte dhënë Preng Bibë Dodës si zëvendëskryetar i Degës së Shkodrës për Lidhjen e Prizrenit.

Pasi qëndroi disa muaj në Tivar, me ndërhyrjen e Kardinalit Giovanni Simeoni të Propagandës Fide, u dërgua në Bregun Perëndimor të Amerikës, në ishullin Newsfoundland, Wayne, Pennsylvania dhe New Brunswick, ku shërbeu si misionar gjer më 1881. Doçit i mveshet atributi, për aq sa ç’mund të thuhet, se qe shqiptari i parë në Shtetet e Bashkuara. Pasi u kthye në Romë, u dërgua në Indi, ku qe sekretar i delegatit apostolik – më vonë Kardinalit – Antonio Agliardi.

Më 1888, pas kërkesave të shumta dhe apelimit tek Patriarku i Kostandinopojës, më në fund Doçi mori lejen nga autoritetet osmane për t’u kthyer në vendlindje. Mbërriti më 6 nëntor 1888 dhe u bë abat i Mirditës. Janarit e vitit që pasoi, në krye të Abacisë nullius të Shën Llezhdrit në Orosh të Mirditës. Më 1890 dhe më pas në vitin 1894, shumë famulli iu bashkuan abacisë me në krye Doçin. Gjatë ekspeditës ndëshkimore të Turgut Pashës më 1910 ndonëse i mblodhën armët, me ndërhyrjen e abatit, Mirditës nuk iu prekën bajrakët siç po asgjësoheshin gjetiu.

Me ndodhitë e Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, shkoi me njësitë vullnetare mirditore për t’i dalë në krah Princ Vidit.

Ndërroi jetë më 22 shkurt 1917

Leave a Response