Sport

Ish presidenti i Barcelonës: “Po, morëm ofertë 150 milionë euro për Ansu Fatin”

Josep Bartomeu ka konfirmuar se ka pasur një ofertë zyrtare për Ansu Fatin.

Një prej talenteve më premtues viteve të fundit te Barcelona, Ansu Fati, debutoi me ekipin e parë kur ishte 16 vjeç dhe deri më tani ka bërë 46 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola.

Para se dëmtohej në vitin 2020 dhe t’i ndalej zhvillimi, Barça mori një ofertë zyrtare nga një klub i Premierligës, emri të cilit vazhdon të mos bëhet zyrtare.

Këtë e ka konfirmuar tash ish presidenti, i cili tregon se Barcelona po tentonte të krijojë një skuadër për të ardhmen dhe s’mund të joshësin nga ajo shumë e madhe parash për një 17 vjeçar

“Po, kemi pranuar 150 milionë euro për Ansu Fatin nga një klubi i Premierligës në vitin 2020. Por e refuzuam sepse donim që të ndërtonim një skuadër për të ardhmen”, u shpreh Bartomeu.

Leave a Response