Mergate

Islami për zgjedhjet e 14 shkurtit: U zhvilluan në mënyrë demokratike dhe të lirë, por…

Sekretari i Përgjithshëm i  Partisë Demokratike të Diasporës, Fadil Islami, ka komentuar procesin e zgjedhjeve  të djeshme paralamentare në Kosovë dhe fitorën e LVV-së në këto zgjedhje, ku ka deklaruar se ky proces është zhvilluar brenda stadartëve demokratike, dhe me një kulturë qytetare dhe shtetformuese që kan treguar qytetarët e Kosovës gjatë votimit.

Sipas, z. Islami Zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë disi të pritura që  të prodhojnë një rezultat të tillë sic e kemi tani

“Sovrani dha verdiktin e vet, vendosi që e majta ta udhëheqë Kosovën, jo  pse e majta ka treguar që zhvillon një qeverisje të mirë por nuk kishte alternativë tjetër dhe fitorja e LVV-së ndodhi falë partive politike që kanë qeverisë vendin për 20 vite me radhë , qeverisje kjo e cila u karakterizuar me krim të organizuar dhe kurrupsion, nepotizëm, pabarazi dhe mungesë prespektive për të rinjët”

Por çfarë e pret qeverinë e re në Kosovë dhe me cilat sfida do të përballet ajo sipas z. Islami, Kosova do të ballafaqohet me një mori sfidash gjatë vitit 2021 dhe një numër i tyre do të nisin që me marrjen e mandatit nga qeveria e re që do të dal pas këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentar, por edhe me ato sfidat e trashëguara nga qeveritë e kaluara, të cilat po vazhdojnë të jenë problematike për zhvillimin e vendit dhe avancim në agjendën integruese euro-atlantike

Sipas tij, përballja me pandeminë dhe pasojat e saj, si dhe dialogu me Serbinë, do të jenë njëra ndër sfidat kryesore të qeverisë së re.

“Pandemia e Covid-19, sigurimi i vaksinës kundër covid-19, rimëkëmbja ekonomike e vendit nga pasojat e pandemisë së koronavirusit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe mundësia për një marrëveshje finale që do të qojë në njohjen reciproke në mes dy shteteve fqinjë”, shprehet Islami për “Arena Press”.

Për fund, Islami thotë gjithashtu se është skeptik lidhur me funksionimin e koalicionit në mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, dhe rezultateve të qeverisjes së tyre, përshkak të egove përsonale të dy përfaqsuesëve të koalicionit, sidomos të znj.Osmani, e cila gjithnjë sipas tij, është treguar karieriste që në plan të parë ka vetëm interesin dhe pozicionimin e vet personal në institucionet e shtetit./Arena Press

Leave a Response