Sport

Juventusi merr me lehtësi pikët e plota ndaj Crotones

Juventusi ka fituar 3-0 ndaj Crotones në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e mbylli çështjen e fitores qysh në pjesë të parë, pasi arriti të realizonte dy gola.

Ishte minuta e 39-të, kur Cristiano Ronaldo pranoi një asistim fenomenal nga Alex Sandro për të shënuar me kokë.

Nuk kaloi më shumë se tetë minuta kohë dhe portugezi e realizoi edhe të dytin, sërish me kokë, por me një asistim nga Aaron Ramsey.

Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga kampioni në fuqi i Serie A-së, që mund të shënonte më shumë se një gol.

Për 3-0 u përkujdes Weston McKennie, që realizoi një gol të bukur në minutën e 66-të.

Ronaldo shënoi edhe disa shanse të tjera në minutat e mbetur, e kështu edhe humbi rastin për het-trik, por kjo gjë nuk e zbeh paraqitjen e tij brilante në këtë natë.

Pas javës së 23-të, Juventusi gjendet në pozitën e tretë me 45 pikë, tetë më pak se lideri Interi.

Leave a Response