Lajmet

Krasniqi: Çështja e njohjes reciproke duhet të përfshihet menjëherë në tryezë

Jeta Krasniqi nga KDI-ja ka thënë se njohja e ndërsjellë duhet të përfshihet në tryezën e dialogut Kosovë – Serbi.

Krasniqi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se duhet të dihet se për çfarë po dialogohet.

“Vlerësoj se çështja e njohjes reciproke duhet të përfshihet menjëherë në tryezën e dialogut. Nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën, atëherë shtrohet pyetja se për çfarë po diskutojmë. Njohja reciproke duhet të jetë në kuadër të këtij procesi, për këtë po bisedojmë. Duhet të ketë garanca se çfarë po synojmë të arrijmë me këtë marrëveshje. {farë do të ndodhë me pesë shtetet mosnjohëse, a do ta njohin menjëherë Kosovën, a do të ketë angazhim të Bashkimit Evropian për anëtarësim të Kosovës në OKB. Ka shumë pyetje e ka nevojë për qartësime”, ka thënë Krasniqi, që ka shtuar se edhe pas dhjetë vjetëve në dialog ende po bisedohet për çështje teknike, duke shtuar se duhet të ketë çasje ndryshe

Leave a Response