Lajmet

Kusari: Duhet të bëhet aprovimi i një strategjie për sigurimin e gazetarëve

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka thënë se asnjë parti në vend nuk ka treguar vullnet politik për të krijuar ambient ku gazetaria është e mundshme.

Ajo në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ndonjëherë diskutimi bëhet duke ua lënë barrën gazetarëve për ambientin se ku bëhet gazetari.

Kusari ka shtuar se do të duhej të bëhej draftimi dhe aprovimi i një strategjie kombëtare për planin e veprimit për sigurimin e gazetarëve.

“Më përpara ne kemi mund me eliminu Vetëvendosjen prej këtij grupimi se nuk kanë qenë në pushtet por tash janë. Nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze dhe kjo vërtetohet me faktin se asnjë politikan deri në orët e vona të mesditës nuk e kanë shënuar këtë ditë. Kjo tregon se çfarë qasje kanë politikanët në respektimin e lirisë së medias. Çka duhet me ndodhë, përgjegjësia i takon shtetit dhe duhet marrë masa të shumta. Si fazë fillestare kish me qenë draftimi dhe aprovimi i një strategjie kombëtare dhe plani të veprimit për sigurimin e gazetarëve sepse kjo është një prej problemeve kryesore dhe ende nuk ka mekanizëm që mundemi me ju drejtu. Janë disa raste të gazetarëve në gjykatë dhe dënimet janë qesharake”, ka thënë ajo./KTV

Leave a Response