Mergate

Laiçak nuk mund dhe nuk duhet të ndërmjetsoi në bisedimet Kosovë –Serbi

Partia Demokratike e Diasporës, përmes një publikimi në llogarinë e rrjetit social “facebook”, Mirosllav Laiçak të mos vazhdoj të jetë ndërmjetës në bisedimet Kosovë- Serbi, pasi i njejti nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Sipas PDD-së, Laiçak si i tillë, nuk mund të jetë i besueshëm si emisar i BE-së në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, dhe nuk garanton paanshmëri në këtë process.

Gjithnjë sipas PDD-së, si ndermjetës i bisedimeve Kosovë- Serbi duhet të jetë dikush nga shtetet që e njohin pavarësinë e Kosovës, për të garantuar trajtim të barabart të palëve dhe besushmëri në këtë proces.

Kjo është deklarata e PDD-së

Një njeri i një shteti që nuk e njeh njëren palë si shtet nuk mund dhe nuk duhet të jetë pale ndërmjetsuese në bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë

Njeriu i cili udhëheqë procesin e bisedimeve në rolin e ndermjetësit, duhet të jetë nga ato shtete të cilat e njohin edhe Kosovën edhe Serbinë si dy shtete të pavarura, vetëm kështu do ishte i besueshëm dhe i paanshëm.

Në arsyetimin e BE-së se BE-ja na qenka neutrale ndaj shtetësis së Kosovës nuk qëndron. sepse 22 shtete të BE-së e kanë njohur pavarsinë e Kosovës,  dhe atëherë për cfar neutraliteti po flasim këtu.

Në demokraci vendosë shumica dhe nëse është kështu atëherë 22 me 5 është një diferencë e madhe , që do të thotë 4 herë e gjysmë më e madhe .

Cila është esenca që dikush t’i udhëheqë bisedimet mes dy palëve kur njëren palë nuk e njeh , atëherë ku është barazia , ku është besimi këtu.

Kosova duhet të ngulë këmb që vetëm si e barabartë mund të bisedohet me dikë dhe tek e fundit nëse Serbia ka qëndrim për mos ta njohur pavarsinë e Kosovës , atëherë pse nuk mundet Kosova të ketë qendrim të vetin si shtet, duke mos e njohur as Serbinë si shtet, dhe ndaj cdo veprimi të Serbisë të veprohet në bazë të reciprocitetit.

Leave a Response