Sport

Leicesteri mposhtet nga Newcastle, ia vështirëson punët vetes për Champions League

Leicesteri është mposhtur sonte në ndeshjen e parë të javës së 35-të në Premierligë. Newcastle i mposhti ata në udhëtim me rezultat 2:4.

Festivalin e golave e hapi Willock në minutën e 22-të, për ta vazhduar më pas Dummett në të 34-tën për 0:2, e që ishte edhe epilogu i pjesës së parë.

Në të dytën pamë edhe katër gola tjerë, nga dy në secilën portë, shkruan Gazeta Express.

Wilson shënoi dy herë brenda nëntë minutave për ta kompletuar hat-trikun dhe për t’i dhënë ekipit të tij avantazhin prej katër golave.

Krejt çfarë bëri ekipi vendas ishte shënimi i dy golave përmes Albrighton dhe Iheanachos në minutat 80, respektivisht 87.

Në të 90-tën Perez humbi një mundësi të artë për ta ngushtuar epërsinë dhe për ta bërë fundin tejet dramatik.

Me këtë humbje, Leicesteri mbetet në kuotën e 63 pikëve, duke humbur komoditetin që kishte javë më parë dhe tani i duhet të marrë pikë për ta siguruar një vend në Champions League, teksa po ndiqet nga afër nga shumë ekipe që po e synojnë një vend në top-4she.

Në anën tjetër Newcastle me këtë fitore edhe zyrtarisht e siguron mbijetesën me 39 pikë teksa ngjitet në vendin e 13-të

Leave a Response