
Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë dyshja që lidhen me një transferim te Real Madridi.
Se kë do ta preferonte në skuadër, është pyetur edhe Toni Kroos, që pasditen ë së martës doli në konferencë në Bergamo bashkë me Zinedine Zidane para ndeshjes me Atalantës në Ligën e Kampionëve.
Haaland apo Mbappé: “Që të dy janë të mirë. Mund ta ndihmojnë ekipin dhe është normale me kualitetet që kanë. Problemi është se nesër nuk mund të më ndihmojnë…”, u shpreh Kroos
