Lajmet

“Memli e filloi i pari, Lumiri e vazhdoi me ton të ashpër”, Kusari-Lila rrëfen prapaskenat në takimin me presidenten

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka folur në emisionin “DPT te Fidani” në T7 për takimin me presidenten Vjosa Osmani ku u fol për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve lokale.

Partitë opozitare në vend kundërshtuan prezenzën e Kusari-Lilës dhe përfaqësuesit të listës ‘Guxo” në takim për shkak se siç thanë Alternativa dhe Guxo nuk janë të parti të certifikuara.

“Ka qenë një skenë e cila s’kisha dashtë me u përsërit. I pari e ngriti Memli Krasniqi e i dyti Lumir Abdixhiku me ton më të ashpër”, tregon Kusari-Lila.

“Kemi qenë në takim konsultativ. Presidentja ka mund me ftuar Ministrin e Shëndetësisë. Ka qenë plotësisht në vullnetin e saj”, thotë Kusari-Lila

Leave a Response