Sport

“Milan-Liverpool domosdoshmëri për futbollin, Ibra është krijuar për gjëra të jashtëzakonshme”

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, ka vlerësuar Milanin që do të përballet me skuadrën e tij në Champions League.

Gjermani foli edhe për Zlatan Ibrahimovic, grupin e vështirë dhe për rikthimin e tifozëve në “Anfield”.

MILANI DHE GRUPI – “Kam më shumë parasysh dy finalet e Champions League, por unë ju them se Milan-Liverpool është një sfidë gjithmonë e domosdoshme për t’u parë në Europë. Milani nuk ka luajtur në Champions prej vitesh, por në 18 muajt e fundit është paraqitur mirë. e kanë nisur mirë sezonin dhe do të jetë e vështirë për ne. Është një sfidë e bukur, një prej disa të tillave në Champions League.

Grupi është i vështirë. Nuk mendoj se ndonjë ka thënë grup i shkëlqyeshëm në lidhje me shortin. Është e vështirë dhe kjo duket. Atletico dhe Porto janë ekipe eksperte dhe gjithmonë luajnë në Champions. Milani ka histori të madhe. Me pak fjalë një grup Championsi”

ZLATAN – “Çfarë lojtari Ibrahimovic! Kam parë video të dëmtimit të tij dhe mund të them se është njeri i jashtëzakonshëm, i krijuar për momente të jashtëzakonshme. Nëse Giroud nuk luan, varet prej atij. Të dy janë futbollistë të shkëlqyer. Zlatan është nga më të mëdhenjtë që kam parë në karrierën time. Ai ka ende karburant rezervë dhe është i aftë të luajë në çdo kampionat. Është i jashtëzakonshëm”.

TIFOZËT – “Duhet të marrim pikët e mjaftueshme për të kaluar grupin, ndaj nuk duhet të humbim kohë. Kishte kaluar shumë kohë që kur luajtëm me tifozë në Anfield. Mezi pret të jetoj këto mbrëmje me praninë e tifozëve në stadium”.

Leave a Response