Lajmet

Ministri i Jashtëm serb fajëson institucionet e Kosovës për aksionet kundër krimit në veri

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë prezantimit të raportit 6 mujor për Kosovën, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke diskriminuar serbët në veri, dhe kjo sipas tij, duhet të ndalohet. 

Ai tha se “shqetësimet janë të mëdha sepse gjendja e sigurisë në Kosovë në periudhën e kaluar është shënuar me një numër të rritur të sulmeve të ndryshme të motivuara etnikisht dhe me incidente që kanë pasur shënjestër serbët.

“Institucionet e Kosovës kanë vazhduar të ndërmarrin hapa të njëanshëm dhe kanë refuzuar të zbatojnë marrëveshjet e arritur në dialogun e Brukselit. Ky diskriminim nga institucionet ndaj serbëve ka vazhduar, jemi dëshmitar se provokimet e rrezikshme nga Prishtina po bëhen çdo ditë me një ritëm të shpejtuar dhe janë duke e rrezikuar sigurinë e serbëve në Kosovë dhe janë duke shkelur marrëveshjet e arritura nga dialogu”, ka thënë Selakoviq.

Ai ka thënë se qëllimi i hyrjes së forcave speciale në veri ishte provokim i serbëve dhe intimit i serbëve me forcë dhe për të provokuar Beogradin për të reaguar ngutshëm

Leave a Response