AN/OP

Në kujtim të mësueses Mimoza

Mimoza Latifi Deliu 20.09.1981-28.04.2021

E lindur më 20.09.1981 në Prishtinë , rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe kuntributdhënëse në këtë drejtim e matuar dhe nënë e dy fëmijëve Narti e Nila (binjak). Mimoza shkollimin fillor e përfundoi në vendlindje-Prishtinë, në shkollën “Nazim Gafurri”, pastaj në Gjimnazin “Sami Farashëri” poashtu në Prishtinë. Mësuesja Mimozë iu përkushtua punës me fëmijë sapo kreu studimet në Universitetin e Prishtinës në degën e Pedagogjisë e më pas  plotësoi studimet në Fakultetin e Mësuesisë edhe për dy vite( 4+2).

Punën në procesin arsimor e filloi  më 01.09.2007, në SHFMU”Zenel Hajdini, në Lupç të Poshtëm, K.K Podujevë, ndërsa që nga 01.09.2010 filloi të punojë në SHFMU “7 Marsi” në Prishtinë ku punoi me përkushtim të plotë duke u nderuar nga rezultatet dhe arritjet e nxënësve të saj deri sa vdekja e mori.

Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mire e Mimoza i kishte të dy këto Mësimdhënjen e kishte dhuratë të natyrshme ( ndikim kishte gjenetika familjare), por edhe profesionit të mesimdhënies nuk ju largua në asnjë moment.

Në punën e saj si mësuese, kaloi nëpër vështirësi e sfida të ndryshme duke u përballur me ato me plotë guxim e vetëbesim.

Puna do ta cilësojë si një edukatore shembullore që vetëm frymëzoi dhe rrezatoi pozitivitet. Disa nga karakteristikat që e bënë mësuesen Mimoza të suksesshme në misionin e shenjët që kishte janë: i respektonte nxënësit e saj- në një klasë tek një mësuese e mirë, idetë dhe mendimet e secilit person vlerësoheshin. Nxënësit ndiheshin të sigurt për të shprehur ndjenjat e tyre dhe mësonin të respektojnë dhe të dëgjojnë të tjerët, krijoi një mjedis mikpritës për të gjithë nxënësit, krijoi ndjenjën e bashkësisë dhe përfshirjes në klase- Respekti i ndërsjelltë në klasën e saj siguroi një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues, siguronte një zhvillim intelektual tek çdo nxënës, ishte e ngrohtë, e afrueshëm, entuziaste dhe e kujdesshme, vendoste pritshmëri të larta për të gjithë nxënësit, kishte dashuri për të mësuarin dhe frymëzoi nxënësit me pasionin e saj, ishte një udhëheqëse e aftë, bashkëpunonte me kolegët në mënyrë të vazhdueshme, mbante profesionalizëm në të gjitha fushat – nga pamja personale deri tek aftësitë organizative dhe gadishmëri për çdo ditë, ishte shumë kreative. Kreativiteti i saj vërehej edhe në çdo aktivitet jashtëkurrikular e madje edhe në klasën ku ajo mbante mësim.

Mimoza  iku papritur në moshë të re (28.04.2021). Vdekja e saj e tronditi jo vetëm familjen por edhe nxënësit, kolegët, shoqërinë dhe të gjithë ata që e njohen. 

Mësuesja Mimozë do të mbetet gjithmonë në mendjen e të gjithëve, ashtu siç ishe çdo ditë; e dashur, e qeshur e plot jetë e pozitivitet!

Ishte VAJZË, NËNË, MOTËR, MIKE, MËSUESE E PËRKUSHTUAR!

RESPEKT për punën me përkushtim në edukimin e brezave të ri të kësaj toke që nuk u kurseu asnjëherë!

Jeta dhe vepra si dhe perkushtimi me dekada per edukiminin dhe arsimimin e gjeneratave të reja u çmua lartë nga pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit. 

Përkujtimi për mësuesen Mimozë-që kishte dashuri të madhe për Familjen, Zotin, për njerëzit do vazhdon edhe më tej!

I lehtë i qoftë dheu i kësaj toke!

Shkruan: Fahrije Latifi-Retkoceri

2 Comments

Leave a Response