Arberi

Nga burgu i sigurisë së lartë drejt SPAK, Admir Tafili pritet të hapë “kutinë e pandorës” për ngjarje të rënda kriminale

Ditën e sotme është sjellë në SPAK nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit i dënuari i përjetshëm Admir Tafili.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë me dije se ka kërkuar rihapje dhe hetim të thelluar për vrasjen e babait të tij, Bahri Tafili.

Gjatë të gjithë ditës së sotme, është pyetur nga dy prokurorë të SPAK ndërsa seanca ka përfunduar për të rinisur sërish ditën e nesërme.Burime të sigurta për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Admir Tafili po hap “kutinë e pandorës” për ngjarje kriminale të ndodhura së fundmi dhe gjatë dy dekadave në qytetin e Shkodrës, ku përmenden grupe të forta kriminale.

Top Channel

Leave a Response