Arberi

Nga urdhri ekzekutiv i Biden te rikthimi në krye të LSI, Ilir Meta flet publikisht: Tek unë ndikon vetëm Kushtetuta, do jem këtu deri në korrik 2022! (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar urdhrin ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen në Amerikë të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

I pyetur nga gazetarët nëse ka emra se kush janë politikanët që e detyruan Presidentin Biden të firmosë këtë urdhër, Ilir Meta deklaroi se “Nuk kam asnjë emër, por ju them se kemi firmosur e bërë publike edhe marrëveshjen e ekstradimit dhe mbështesim çdo gjë”.

Më tej, Kreu i Shtetit u pyet edhe për shkarkimin e tij, nëse do të ndikojë vendimi i Kuvendit në dekretimin e qeverisë së re, duke thënë se “Nuk mund të marre seriozisht një akt të tillë dëshpërues, të një Kuvendi të shkarkuar prej kohësh. Të një Kuvendi që ua kam thënë edhe ndërkombëtareve, edhe juve, që ka zero opozitë. Madje do i kërkoj falje dikujt, një kolegeje jo shqiptare, që më pyeti për një forcë jo të re politike dhe ja dhashë që atëherë parashikimin 0.3%, por doli aty afër 0.5%. Tek unë ndikon vetëm Kushtetuta e Republikës, nuk ndikojnë këto gjëra. Ndikon tek unë edhe çelja e negociatave. Kam kërkuar t’i bindim të tërë, që të çelim negociatat, se sa më mirë të ecim në këtë drejtim, do vëmë nën kontroll edhe proceset brenda vendit”.

Pyetje: Nëse Kushtetuesja shprehet pro shkarkimit, a do e njihni këtë vendim?
Meta: Kini durim deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm, do jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Këto kohë s’do jemi në mënyrë shumë intensive, se do i lëmë kohë të përfundojë procesi zgjedhor i ankimimeve. Me fillimin e sezonit të ri, do jemi shumë aktivë këtu dhe të jeni shumë të qetë.

Pyetje: Do e merrni drejtimin e LSI?
Meta: Të ftoj të kthehemi në majë të Jezercës e të Korabit në çdo moment.

Leave a Response