Arberi

“Njëqind dështimet e Edi Ramës” Basha: Premtoi çeljen e negociatave me BE-në, por na shtoi kushtet nga 3 në 15

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një videoje në “Instastory”, kreu i PD-së shkruan se Rama premtoi çeljen e negociatave me BE-në, por sipas Bashës, 8 vite më pas jo vetëm që nuk kemi bërë një hap përpara në këtë drejtim, por na janë shtuar kushtet nga 3 në 15-të.

“61 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja: Jo! Në 8 vite shtoi kushtet për Shqipërinë nga 3 në 15-të”, shkroi Basha.

Leave a Response