Lajmet

Pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit, Rada Trajkoviq i drejtohet Vuçiqit: Me këto metoda po i arrinë fitoret Lista juaj serbe

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit nga IQ “Za slobodu pravdu i opstanak” (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Rada Trajkoviq, ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për incidentin e sotëm në Llaplesellë, ku brutalisht ëhtë rrahur i riu Nikolla Rashiq

“Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë”, ka shkruar Trajkoviq në një postim në Twitter.

Trajkoviq thotë se djali i politikanit serb u sulmua nga 30 persona.

“President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrinë ‘fitoret’ e saj me 95%”, ka shkruar Trajkoviq.

Edhe e ashtuquajtura Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka dënuar dhe ka shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me sulmin ndaj Nikolla Rashiqit, djalit të Nenad Rashiqit, në Graçanicë.

Kjo zyrë inkurajon Policinë e Kosovës të identifikojnë dhe ndjekin penalisht autorët e dhunës. 

Leave a Response