Lajmet

“Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe dëshiron ta bëjë qendrën në Pejë”

Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se nacionalizmi shqiptar duhet të vazhdojë të ekzistojë për sa kohë fqinjët tanë kanë projekte që cenojnë sovranitetin e shtetit.

Latifi tha se patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe ka një plan të ri i cili kërkon ta bëjë si qendër Patriarkanën e Pejës.

Ai thotë se për sa kohë që ka ide të tilla duhet që të ketë nacionalizëm shqiptar.

“E kemi një fqinj agresivë. Nuk guxojmë të heqim dorë nga nacionalizmi”, ka thënë ai në T7

Ai po ashtu tha se ata që mundohen të ndajnë kombin shqiptar dhe të krijojnë një komb të ri kosovar janë “argatë” të Serbisë.

“Projekti i kombit kosovar është i Josip Broz Titos”, ka thënë ai,.

“E kam lexuar edhe Qosiqin. Është projekt sllav. Është projekt që kërkon përcarjen e kombit shqiptar. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete dhe një komb shqiptar. Pikë”, përfundoi ai.

Leave a Response