Arberi

“PD ka dy rrugë pas aktit të Bashës”, Nishani: Do të shkrihet ose do rigjenerohet

Ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani është shprehur në emisionin Open se pas aktit të Lulzim Bashës duke përjashtuar Sali Berishën nga partia, PD ka vetëm dy rrugë.

Sipas tij partia ose do të shkrihet ose do të rigjenerohet dhe do të jetë më e fortë.

“Ky akt ka groposur të ardhmen e PD-së. Problem nuk është e shkuara por e ardhmja. E ardhmja ka dy mënyra ose do shkojë drejt shkrirjes totale ose do të rigjenerohet,  do modernizohet duke krijuar koncepte të tjera. Është sfidë e madhe, bllokimi i çdo tentative për ta zgjeruar dhe futja e detyruar e Bashës në këtë projekt. Berisha mund të ndihmojë për nisjen e këtij procesi dhe e ka forcën. Shpresoj shumë që PD ta vijojë këtë proces dhe mendoj se është alternativa më e mirë”, tha Nishani.

Leave a Response