Arberi

Përfundon me debate seanca planare, opozita braktis punimet

Seanca plenare në Kuvend sipas rregullores nuk do të duhej të kishte debat, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kërkesa e LSI për rishikim të përbërjeve të Komisioneve Parlamentare ka ngjallur debate dhe opozita braktisi punimet.

Tashmë drejtuesit e tetë koomisioneve janë miratuar, por mbetet që përbërja e tyre të konfirmohet në seancën e radhës. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza kundër Nikollës, duke thenë se ajo është një manekin dhe ndryshoi rendin e ditës.

Ndërkohë Taulant Balla në emër të PS, kërkoi që opozita të mos krijonte debate, por diskutime të frytshme.

Ndërkohë sot u zgjodhën dhe emrat e deputetëve të rinj që të jenë pjesë e byrosë së Kuvendit dhe sekretariateve.

Komisionet Parlamentare që do të drejtojë PS

Komisioni i Ligjeve, Klotilda Bushka

Komisioni i Ekonomisë, Eduart Shalsi

Komisioni për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese dhe Tregtinë, Arben Pëllumbi

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço

Komisionet Parlamentare që do të drejtojë PD

Komisioni i Integrimit, Etilda Gjonaj

Komisioni i Shëndetësisë, Albana Vokshi

Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit, Agron Gjekmarkaj

Leave a Response