Kulture

Poezi e ndaluar e Andon Zako Cajupit/ Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri

Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri

Grua seç mu prish kandari
Nuk është më ai i pari
Që s’përtonte ditë e natë
Ndizej si barut i thatë.

Lëre grua se ç’më gjeti
Nuk më bindet më aleti
Ky bandill që çante retë
Më s’i ngre kryet përpjetë.

Vjet si kalë turfullonte
Gratë e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythëzbuluar
Sulej si qen i tërbuar.

I pushtonte vetë të tëra
Zgavra, shpella, guva, vërra
Fryhej si një patëllxhan
Kur shkonte nën fustan.

Sa i vinte mend zanatit
E uronin gratë e fshatit
Po sot çka që është mërzitur
Trup e shpirt i rraskapitur?

Shikon çupat sisëplota
Me shalë të buta e të ngrohta
Nuset e bardha si dëbora
Që s’i shpëtonin nga dora.

Gratë e reja sisëmëdhatë
Që i ndërronte përnatë…
Dhe s`lëviz të bëhet burrë
Më mbeti vetëm për shurrë.

Ah moj grua moj e ngratë
Të mbeti burri kaq thatë
Megjithëse më s`të ngop dot
Por dikur s`kam qenë si sot.

Isha trim dhe djalë i hedhur

Pak usta për të zgjedhur
Buzëqeshja me të tëra
Mjaftonte që t’u hante vërra.

Por më shumë doja gratë
Vithe gjëra sisë mëdhatë
Por dhe çupat shumë i desha
Nuk i lija virgjëresha.

Mazallah mbeçin me barrë
I thirrja u bëja varrë!
Nuset e reja me naze
I haja si qofte taze.

I ndukja me buzë e dhëmbë
Sa ngrihej fshati në këmbë
Isha bej me mall me toka
Po bëja se ç’më thoshte koka.

Në Zagori dorë e parë
Me sejmerë e hyzmeqarë
Kisha kuaj lopë e dhen
Edhe gra më shumë se qen.

Vetë i ujdisja të tëra
Ç’më tha koka e s’e bëra?
Në Europë s’lashë vend pa parë
Kuplarate i mora mbarë.

Shijova bionde gjermane
Meskëputurat persiane
Rreth e qark iu solla botës
Por në Francë lashë mend e kokës.

Kush të dojë le ta provojë
Të ma marrë mikun në gojë
Në Stamboll mos shkofsha kurrë
Bashkohet burri me burrë.

Thonë se është ves i shëmtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo punë e pati
U plaka, më ra takati.

– Andon Zako Çajupi

Andon Z. Çajupi është shkrimtar shumë i njohur. Andon Zako Çajupi, (27 mars 1866 – 11 korrik 1930), ishte poet i shquar, veprimtar patriot dhe demokrat revolucionar shqiptar.

Andon Zako Çajupi lindi në Sheper të Zagorisë. Jetoi dhe vdiq ne Egjipt. Mbiemri i tij i mesem i vërtetë ishte ÇAKO mirepo per arsye te panjohura me kohe i mbeti ZAKO. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu./ Tekste shqip


Leave a Response