Sport

Raiola: Vetëm dhjetë klube në botë mund ta blejnë Haalandin, katër prej tyre janë në Ligën Premier

Mino Raiola, agjenti i Erling Braut Haaland, ka thënë se vetëm dhjetë klube janë në botë mund që mund të nënshkruajnë me klientin e tij, katër prej të cilave janë në Angli.

Sulmuesi 20-vjeçar norvegjez është një nga sulmuesit më të kërkuar në futbollin botëror, dhe Raiola thotë se vlera e tij është ngritur në qiell si rezultat i aftësisë dhe moshës së tij

“Është e qartë se të gjithë e shohin Erling [Braut Haaland] si një nga yjet e rinj të së ardhmes, sepse ajo që ai ka bërë në moshën e tij është shumë unike”.

“Ai do të jetë një nga yjet e dekadës së ardhshme sepse ne jemi në një fazë ku do të fillojmë të pyesim edhe sa kohë kanë për tu larguar lojtarë si [Zlatan] Ibrahimovic, [Cristiano] Ronaldo dhe [Lionel] Messi”.

“Prandaj, të gjithë po presin gjeneratën e re”, ka thënë Raiola.

Agjenti i njohur ka thënë se janë vetëm dhjetë klube në botë që mund të përballojnë çmimin e lojtarit.

“Vetëm dhjetë klube mund t’ia lejojnë vetës të nënshkruajnë me Haalandin dhe t’i japin atij ambientin që ai do të dëshironte të kishte pas largimit nga Dortmund”.

“Katër nga ato klube janë në Angli”, deklaroi agjenti.

Leave a Response