Arberi

Rama: Porti i ri tregtar në Porto Romano, kantieri hapet në 2022

Kantieri i ndërtimit të portit të ri tregtar të Durrësit do të fillojë vitin e ardhshëm.

Është vetë kryeministri Edi Rama që përcakton këtë afat, përmes një postimi në Facebook ku e cilëson “mbresëlënës” interesin e kompanive ndërkombëtare, për ndërtimin e kësaj vepre strategjike për ekonominë shqiptare

Sipas tij, Porto Romano mund të shndërrohet në “një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm”.

Nga 14 kompani që kishin shprehur interes, janë 5 ato që janë përzgjedhur si finaliste.

Fituesja do të dorëzojë projektin ndërtimor final në mënyrë që kantieri të ngrihet brenda vitit 2022.

Leave a Response