AN/OP

Rezultat ndeshkues, gabimet që i kushtuan LDK-së !

Parlamenti i ri i Republikës së Kosoves, do të jetë ma i varfër më një LDK të përgjysmuar numerikisht, së ciles i’u faturua padrejtësisht ; çmimi i gabimeve, deshtimeve dhe keqeverisjeve t’mëparshme, edhe pse LDK-ja, ishte e keqja ma e vogël.

Shkruan: FATMIR BAJRAJ

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, për LDK-në, janë zgjedhjet, rezultati i të cilave ndeshkon rëndë atë, duke përgjysmuar Grupin Parlamentar dhe më këtë rast edhe fuqinë politike n’vendimarrje dhe në tkurrjen e potencialit politik, intelektual dhe akademik të Parlamentit të Republikës së Kosoves.

Mbetja jashtë Parlamentit të Republikës së Kosoves, e mëse gjysmës së emrave të përveqëm nga sa kishte Grupi Parlamentar i LDK-së, së legjislatures së fundit, siq janë :

Driton Selmanaj, Arban Abrashi, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj, Ardian Shala, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Doruntinë Maloku dhe Hatim Baxhaku, është jo vetëm një tkurrje drastike e LDK-së n’Parlament, por është njëkohësisht edhe një humbje e ndjeshme dhe pse jo edhe kapitale për tempullin e demokracisë parlamentare dhe misoionin e tij historik.

Mungesa e emrave të shquar në organin përfaqësues të Sovranit, emra të spikatur të politikes ; n’politikë-bërje dhe n’shtetë-ndertim, dhe me begraund të jashtzakonshëm në fushen e dijes, shkencës dhe botes akademike në njërën anë, si dhe në anën tjetër, bija dhe bijë të heronjëve të Kosoves së lirë dhe sovrane në krye me Heroin e gjallë, ish deputetin Fetah Rudi, të afirmuar dhe të promovuar fuqishëm në kurorëzimin e projektit nacional : Kosova shtet sovran dhe demokratik, paraqet një humbje të tmershme për cilësitë dhe vlerat sublime të demokracisë sonë parlamentare,21 vite pas çlirimit dhe 13 vite pas pavarësimit të vendit nga Serbia.

Parlamentit të Republikës së Kosovës, do t’i mungoj imazhi dhe kontributi enorm i të mbeturve jashtë tij, nga radhet e LDK-së, mungesa e të cilëve, jo vetëm së le boshëllëk, por do të reflektohet katercipërisht në cilësi profesionale, kulturë politike dhe në mision të vetë tempullit të demokracisë parlamentare, Kuvendit të Republikës së Kosoves.

“Zëri i popollit, zëri i zotit”, thot një maksimë e vjeter sa vetë njerëzimi !

Vendet e tyre në Legjislaturen e re, ta dalë pas zgjedhjeve të lira dhe demokratike të 14 shkurtit 2021, do t’i zënë të zgjedhurit e ri të Sovranit, vullnetit të cilit i bindemi dhe i subordinohemi detyrismisht, por duke kerkuar prej të zgjedhurve të tanishëm sikur se gjithëherë dhe gjithëmon, përmbushjen e obligimeve të marra dhe zotimeve të dhëna para elektoratit me rastin e kerkimit dhe mbeshtetjes qytetare, si dhe besimin e tyre të shprehur me votën e lirë të shprehur në kutitë e votimit.

LDK-ja, në Parlamentin e Kosoves, edhe pse e tkurrur dhe gjymtuar në numra, e ka obligim qytetar dhe detyrim institucional-shtetëror, mbrojtjën e vlerave politike, si parti djathtiste-nacionale dhe konservatoore-tradicionale të tri shtyllave boshtore të qenësisë dhe identitetit tonë nacional-historik, siq janë ;

Kosovo-centrizmi,Orientimi pro-përendimor, dhe Miqësia permanente me SHBA-të.

Grupi Parlamentar i LDK-së, kuptohet pas qertifikimit dhe konstituimit të Parlamentit të ri, urojmë që t’jetë unik dhe konsistent në ushtrimin e funksionit opozitar, pushtet të cilin i ndau Sovrani, dhe këtë pushtet moral, ta ushtroj fort dhe fuqishëm në korrektimin e pushtetit real dhe ofertën e alternativave qeverisëse në inters të qytetarëve dhe të vetë Republikës së Kosoves, sikurse të jetë dhe luan rolin konstruktiv dhe konvencional në ruajtjën dhe kultivimin e vlerave të arritura dhe në avansimin e atyre në proces.

LDK, përmes GP në Parlament, do të dijë të jap shëmbullin ma t’mirë në poltikë-bërje, të asaj politike largëpamëse dhe të urtë, si trashegimi Rugoviane, me shpresën se ky GP, nuk do perseritë shkarjet e të mëparshmëve në kuptimin e kontrabandimit të votes së LDK-së, për subjektet e oponences, siq ishte ky i fundit me rastin e Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit të cilet dëmtuan LDK-në dhe kauzën e saj poltike në interes të shtetit.

Leave a Response