Arberi

Rilindja fillon dhunën ndaj opozitës, nis dajaku elektoral në Tiranë

Pas rrahjes dje të një aktivisti të PD në Unazën e Re, ditën e sotme është regjistruar një tjetër akt dhune ndaj opozitës.

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar zyrat e Partisë Demokratike në njësinë numër 7. Policia nuk ka reaguar ndaj dy akteve të dhunës. Sulmet ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe zyrave të saj tregojnë shumë për klimën e tensionit dhe fushatën represive që Rilindja ka nisur ndaj kundërshtarëve politikë.

Fushata e Rilindjes nisi me sulme verbale, gjoba selektive ndaj përfaqësuesve të PD dhe LSI dhe së fundi po shihen akte dhune fizike.

Drejtuesi Politik i PD në degën 7 në Tiranë, Agron Shehaj, denoncon dhunimin e zyrës elektorale të PD në këtë njësi. Ai akuzoi Edi Ramën si frymëzues të dhunës. “Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta  të panikut nga humbja. Edi Rama duhet sa më shpejt  të dënojë dhunën  dhe të ndalë  rritjen e dhunës ndaj nesh . Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë  do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 Prill n Edi  Rama  do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit”,- deklaroi Agron Shehaj.

Leave a Response