AN/OP

Salih Çekaj, Kryekomandanti epik & legjendar i UÇK-së !

Ideator, projektues, si dhe kreator dhe realizues praktik i krahut të armatosur së levizjes sonë nacionale për liri, pavarësi dhe demokraci n’krye të së ciles ishte Presidenti historik Rugova !

Shkruan: Fatmnir BAJRAJ

Themelues dhe themeltar i rezisistencës së armatosur dhe UÇK-së, n’Republikën e Kosovës, n’kuadër të Insutitucionëve legjitime & legale, saktësisht n’Ministrinë e Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Salih Çekaj ishte i pari ndër t’parët që i priu idesë dhe projektit të organizimit praktik të rezistencës së armatosur në luftën për çlirim nga armiku shekullor.

Heroi Salih Çekaj ishte personalitet dhe figurë poliedrike dhe shumë dimensionale, figurë unikale, nacional-historike në të cilin gjejmë gjakimin e dimensionit të trefishtë të vyrtytit atdhetar:

– Idealin,

– Ndjenjën e sakrificës sublime, dhe

– Rënjën n’alltarin e lirisë.

Salih Çekaj mund të krahasohet me figuren unike të Hasan Prishtinës!

Të rrallë, tepër t’rrallë, n’histori, janë figurat dhe personalitetet e profilit të Sali Çekaj – Hero.

Në fushën e dijes akademike dhe nivelin intelektual, ishte i spikatur dhe i shquar n’profesionin e juristit që ushtroi n’kohë kruciale për fatet e Dardanisë Antike-Kosovës.

I brumosur n’traditën dhe n’kulturën, nacional-demokratike dhe atdhetare, sfidat dhe përpjekjët e popullit të Tij, e gjejnë Salih Çekajn n’ball të proceseve historike dhe t’betejave vendimtare që nga e 81-ta, deri n’ditën e rënjës heroike n’betejën me armikun shekullor serbo-sllav me 19 Prill 1999 në Rrasë të Kosharës !

Sali Çekaj, ushtroi grupin e parë të bërthames së rezistences !

Salih Çekaj, n’tre fusha veprimi e veprimtarie, është unikal, i paperseritshëm dhe ekskluziv ;

E para ; si jurist dhe konstitucionalist, Sali Çekaj është i pari i cili harmonizoj Statutin e Komunës së Deçanit me Kushtetutën e Republikë së Kosovës, pra sanksionoj edhe n’vepër aktin m’a t’lartë juridik të Republikës së Kosovës, Kushtetutën e Kaqanikut 1990.

E dyta ; n’jetën dhe n’veprimtarinë politike, Heroi Sali Çekaj, ishte rreshtuar n’Levizjën Nacionale për Liri e Pavarësi (LDK), të prirë nga Presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova dhe elita intelektuale dhe akademike e Kosovës së fundviteve 80-ta, të shekullit të kaluar, ku Heroi Sali Çekaj ishte edhe ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Deçan, dhe më pas në Gjermani, ishte sekretar i Degës m’a t’fuqishme të LDK-së jashtë Atdheut, dhe përgjegjës për zyrën e saj, e cila ishte edhe përfaqësi unike kombëtare e Kosovës n’Perendim.

Treta ; n’fushën e organizimit të rezistencës së armatosur, si levë e levizjës për çlirim n’kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës, Heroi Sali Çekaj, ishte ideator, kreator dhe ushtar lirie…

Në t’njëjtën kohë ishte, ushtar, ushtarak dhe komandant.

Formoj, udhehoqi dhe komandoj grupët para n’stervitjët ushtarake të shqiptarëve të Kosovës n’Shqipëri në vitin 1991 e këndej, duke motivuar, konstruktuar e realizuar edhe sulmet e para të armatosura kundër forcave militare të pushtuesit të egër serbo-sllav n’Dukagjin, n’Drenicë, n’Llap dhe gjithandej n’Kosovën martire…!

Heroin Sali Çekaj, për vitet që e njoha ( vitet e 90-ta) n’Gjermani si bashkëvpeprimtarë të levizjës nacionale t’shqiptarëve t’Kosovës (LDK) për Liri & Pavarësi, e kujtoi si një figur dhe personalitet që rrezatonte unitet, largëpamësi dhe konsistencë.

Një burr i shtruar por kurr i nënshtruar, i qetë dhe i matur n’sjellje dhe n’raporte pune, angazhimi dhe veprimtarie n’dobi t’kombit & atdheut, në njerën anë, derisa, në anën tjetër ; energjik, konsekuent dhe i zjarrtë në realizimin e synimeve dhe aspiratave të popullit të Kosovës për liri & pavarësi nga Serbia, për çfarë, Heroi Sali Çekaj u deshmua n’t’gjitha etapat kruciale dhe vendimtare deri n’rënjën për t’mos vdekur kurr.

Agim Ramadani dhe Sali Çekaj bënë planin e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar !

Heroi Salih Çekaj & Agim Ramadani me shokë, n’kudër të FARK-ut, ideuan dhe realizuan n’vepër betejën legjendare të Kosharës dhe thyrjën e kufirit shqiptaro-shqiptarë t’vendosur padrejtsishtë nga pushtuesit shekullor serbo-sllav për gadi një shekull.

Heroi Salih Çekaj, e njihte mirë armikun, e njihte mirë historinë kombëtare, por e njihte po aq mirë edhe mëndësinë shqiptare dhe mundësinë e infiltrimit dhe “penetrimit” të të armikut në përqarjët tona dhe bajraktarizmit i cili dëmtonte interesin dhe luftën tonë për liri me “krimbin” e vëllavrasjës, andaj shumë energji i kushtonte Salih Çekajt, amortizimi dhe neutralizimi i këtij rreziku permanent dhe fatal për luftën dhe unifikimin e gjithë potencilait kombëtarë për çlirim…!

Heroin Sali Çekaj, prej vitit 81, e deri n’rënje, me 19 Prill 99, e gjemë në të gjitha sfidat, përpjekjët dhe betajat e Kosovës dhe shqiptarëve, për liri dhe t’ë drejta kombëtare, si pararoj dhe gardian i kauzës nacionale deri n’frymën e fundit t’lënë n’Rrasë t’Kosharës.

Heroi Salih Çekaj me vepren e Tij, u ngritë në Panteonin e burrave të shquar të kombit.

Presidenti historik Rugova, Heroin Sali Çekaj e quajti burr të madh të Kosoves dhe gur-themel të Pavarsisë !

Ra, n’Rrasë të Koshares për t’i sjellë dritën e lirisë atdheut.

Prehet i qetë në ëndrrat e veta dhe t’brezit, t’përkundura n’djepin patriotik e atdhetarë të familjës me taban kombëtarë,

– Prehet në idealet dhe sakrificën sublime të brezave ndër shekuj, përfshi Rilindasit & të rënët për t’njëjtën kauzë.

Ra për t’u përjtetësuar dhe për t’a përligjur të drejtën e popullit shqiptarë n’Kosovë, që t’jetë i lirë dhe sovran n’troje t’veta historike,

Vepra dhe jeta e Heroit Sali Çekaj, do jetë udhërrefim për brezat, se si bartët e përqohet amaneti i brezave për liri,

Personaliteti dhe figura e Tij, është dhe do jetë, emblemë e Kosovës dhe Shqiptarisë.

Lavdi Heroit të Kosoves, Komandant, Salih Çekaj !

Leave a Response