Mergate

Shenjtëresha Nënë Tereza, bashkon shqiptarët në Zvicer (FOTO)

Nga katër anët e Zvicres, e Dardanisë, na bashkoi hyjnesha jonë Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Terezë, në Lozanë të Zvicrës me 11.9.2021, me rastin e 111 vjetorit të lindjes si dhe në 5 vjetorin e shejntërimit.

Nga Gjergj Prenkoçaj

Ishte një ditë e lumturë për te gjithë ne dhe shumë e veçantë për mua.

Po në ketë Meshë u pagëzuan në emër t’Atit e t’Birit,e t’ Shpirtit  t’Shenjt, tri gjeneratat të familjes Sahiti 7 anëtarshe nga Dardania.

Me kërkesën e familjes, me deshirë pranova të jam dëshmitar (kumarë) i familjes se bekuar patriotike Sahiti.

Lus Zotin familjarisht të na jep dashurinë, dijen, respektin, mirëkuptimin dhe forcen në përjetsi, që të jemi në sherbim të kësaj familje te guximshme vetdisuese, ashtu siç  e deshiron Krishti e familja Sahiti!

Falënderoje përzemersishtë  Monsinjor Don Lush Gjergjin,

Prof,Italien Giancarlo misionin katolik në Arau me Don Albert Jakaj si dhe  motrat e kishës për meshën dhe përgaditjen e akademisë perkujtimore.

Motrat e nderit Nënë Tereza në Lozanë

Falënderoje Ambasaden e Kosovës në Bern, z Rexhep Bajraktarin

“ISEAL” Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare në Zvicer me z. Driton Kajtazi, për dhuratën e dhenë në shenjë respekti për veprimtarinë time kombëtare!

Shoqatën Bëmirse Nënë Tereza në Zvicër mez. Ndue Zadhin, Shoqaten Sali Çekaj në Zvicer me z. Abaz Fejzullahun e z. Saim Tahiraj, “LAPSH” dhe Shkollën shqipe në Lozanë me znj, Merita  Azemi, Këshilltarin e Bashkesisë së Lozanës, z. Musa Kamenicen, Nënat e motrat tona që përgaditen gjërat ushqimore tradicionale shqiptare falas.

TV Doasopra në Zvicër, z. Skender Hasani, si dhe miqt e tjerë zvicran.

Kërkojë falje në qoftë se dikënd e kam harruar  pa e falenderuar!

Nuk kam fjalë për ndjenjat dhe emocionet që pata atë mbrëmje madhështore.

Gjithë ju vëllëzër e motra, miq e dashamirë, që s’bashkut e përjetuam këtë mbrëmje të bekuar hyjnore e kombëtare, Zoti ju ruejtë nga cdo e keqe, e ju shpërbleftë familjarisht me t’gjitha t’mirat hyjnore e njerëzore!

Kërkojë falje që ftesat nuk janë dërguar  në afatin e duhurë, shkaku i situatës kemi qenë të detyruar të presim.

Zoti e ruajt nga çdo e keqe kombin shqiptarë, ja dhuroftë paqën, bekimin e bashkimin kombëtar.

Autori (Gjergj Prenkoçaj) është veprimtar i komunitetit shqiptar në Zvicër, organizator së bashku me Cen Kabashin dhe Misionin Katolik Shqiptar «Nëna Terezë» në Aarau , të akademisë dhe Tribunës shkencore  me rastin e 111 vjetorit të lindjes dhe 5 vjetorit të Shenjtërimit të Nënës Terezë, në Lozanë, ku ndër pjesëmarrës të shumtë ishte edhe Don Lush Gjergji, si dhe personalitet të larta politike e kulturore nga Zvicra , Shqipëria dhe Kosova./Arena Press

Leave a Response