Arberi

Situata në PD/ Zheji: Berisha betejë për interesa personale, e do partinë për të negociuar me SHBA shpalljen ‘non grata’. Ngjela: Firmat e mbledhura i duhen depozituar kryetarit, deklaratat ndaj ambasadores…

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike ishin temë debati në emisionin “Pikat mbi i”, ku të ftuar ishin avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji. Për Zhejin, lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha bëhet për interesa personale, e për të negociuar për amerikanët vendimin për shpalljen e tij ‘non grata’

Ndërsa Ngjela, tha se për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, firmat duhet të depozitohen te kryetari apo kryesia e partisë. Ai e cilësoi nismën të “Foltoren” si ilegale, e nënvizoi se deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadores së SHBA, janë të gabuara.

Ngjela: Festa e Marinasve nuk ishte jubile. Situata në Shqipëri ishte e ngarkuar. Duhet të kemi parasysh se këtu përplasët interesi amerikan me atë rus, në Ballkanin perëndimor, e sidomos në Shqipëri. Ndërsa këtu kemi një lëvizje anti-amerikane. Po të dalësh kundër ambasadores, ke dalë kundër Amerikës. Legjislacioni kushtetutës i Amerikës, e konsideron ambasadorin si përfaqësues. E di Saliu që ka goditur Presidentin kur godet ambasadoren. Me siguri e di. E para, e dyta, nuk mund të pranojë dot Shqipëria lëvizje anti-amerikane. Soros që përmend ai janë budadallëqe. Berisha është non grata me familjen, për korrupsion. Ai thotë Blinken. Po pse Blinken i bën ato? Ajo është kompetencë e FBI, ç’punë ka Blinken. Sekretari i DASH funskionon në bazë të provave. Nuk e kuptoj pse Berisha gënjen mbështetësit e ty. Një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri është kundra interesit shqiptar. Po ia pat kërkuar Moska apo Beogradi do të jetë shumë e vështirë si gjë. Ne kemi Kosovën si shtet shqiptar, e ka dhënë Clinton. Presidenti aktual, në vitin 1999 ishte nga zërat kryesor në senat, pro Kosovës. Berisha të matet mirë.

Zheji: Këto që thotë zoti Ngjela janë të tijat. Foltorja është një realitet politik që çon në çarjen e PD dhe që ka në frymën në vend revanshin e doktorit. Ai thotë jam viktimë e një konspiracioni sorosian, duke qenë se ai ka bërë betejën e vet për mos ndarjen e Kosovës. Nuk më duket që bën sens, se Berisha po goditet nga një konspiracion sorosian për shkak të qëndrimeve që ai ka mbajtur për Kosovën. Berisha ka nevojë për pushtet. Sepse ai e di që nëse merr një pjesë të mirë të PD, mund të negociojë me amerikanët. Është luftë për pushtet për të pasur një negociatë.

Pse po e sulmon ambasadoren?

Zheji: Sepse aty filloi. Filloi me 9 shtator, që në momentin që u shpall non grata. Ajo ndodhi me 2 nivele, nga një vendim dhe më pas deklarata e Blinken. Aty u kuptua që ditët e tij në politikë ishin të mbaruara. Berisha duhet të ishte në distancë më të madhe nga PD, e jo ta bashkëdrejtonte me Bashën. Goditja që mori nga amerikanët e detyroi Bashën ta largonte nga grupi parlamentar. Berisha e ka përdorur këtë besëprerjen për ta shitur në tregun e brendshëm politik si një fyerje, por që reagon për ta hequr këtë të pabesë.

Ngjela: Të gjitha që thash unë janë fakte. Saliu është non grata me të gjithë familjen. Si i shmangeni kësaj nga analiza. Ambasadorja doli e tha që nis pastrimi i parave nga të korruptuarit. Kemi një Kushtetutë që mezi është marrë. Të gjithë deputetë, ministra, kryeministra do të kalojnë në vetting. Janë të skeduara të gjitha. Do ua marrin një për një. Kam dëgjuar politikën e lartë amerikane që ka thënë do ia kthejmë shqiptarëve, e këtë e besoj. Si qenka ambasadorja një njëri i thjeshtë i popullit? E dyta, cili ambasador amerikan ka shkuar mirë me Berishën, asnjë! Këtu jemi për interesin shqiptar, jo për atë të Saliut. Jemi të kërcënuar nga Serbia e vetëm forca amerikane na mbron. Mua nuk më duhet fare çfarë kanë bërë apo jo, dua cila është interesi shqiptar sot, bashkëpunimi i ngushtë me Amerikën. Ç’është kjo lëvizje, pse e bën? Çfarë kërkon? Ia kanë bërë të qartë që non grata e ka nxjerrë Amerika. Politika shqiptare në funksion të interesit të saj është mbështetur te Amerika. Kini parasysh një gjë, ka një ligj ekstradimi Shqipëria me Amerikën, që është futur në parlament, nuk e ka nënshkruar asnjë shtet përveç Shqipërisë. Një politikan nëse shkel ligjet amerikane ekstradohet.

Berisha i shpallur non grata nga DASH, a po e shfrytëzon këtë situatë për të përfituar apo zbutur këtë non grata?

Ngjela: Si do e bëj me lëvizje. E njihni ligjin amerikan për non grata? Nëse DASH nxjerr non grata ke një afat ligjor që këtë akt juridik duhet ta hedhësh në një gjykatë federale amerikane. Saliu e humbi afatin e çoi në Francë. Ligji thotë se në rast se të interesuarit, nuk e atakojnë përpara afatit, akti merr fuqi të prerë. E pas kësaj, ligji thotë që personi që nuk e ka atakuar dhe akti merr fuqi të prerë konsiderohet se ka marrë fajësinë. Pse nuk e atakoi? E tha Basha, kur më vunë përpara provat s’kisha ça të bëja. Ai konsiderohet sipas ligjit që ka pranuar fajësinë. Ç’punë kanë shqiptarët me fatin e Saliut.
Zheji: Kjo që thotë avokati qëndron nga këndvështrimi i tij, por faktet janë që është e vërtetë që ai është non grata, është e vërtetë që për mua bën gabim dhe është e rëndë mënyra se si diskuton me ambasadoren, por fakt është që ai i drejtohet shqiptarëve për zgjidhjen e këtij problemi. Ai duke u hequr si personi që do të rithemelojë PD, ai i hedh këto në tregun e fushatës mediatike që bën. Di që përplasja nuk shkon në favor të Berishës dhe do të doja që demokratët të kuptojnë që ai po ndjek interesat personale. Sondazhet që bëhen aty këtu janë kontradiktore. Ka sondazhe që tregon se baza demokrate mbështet Berishën, e një tjetër Bashën.

Ngjela: Ju mendoni se në lëvizjen e tij me firmat, do i nxjerrë? Duhet të keni parasysh një gjë, PD është person juridik. Ajo e ka forcën politike derisa të rrëzohet. Statuti i PD thotë që ¼ e anëtarëve të Kuvendit, mbledhin Kuvendin, por me çfarë procedure? Ashtu sic është në statut. Që ¼ i shkon kryetarit apo kryesisë, verifikohen dhe caktohet data e Kuvendit. Të gjitha procedurat e tjera janë jo ligjore. Ka një vendim gjykate, partia është person juridik. Në statutin e vet thotë që ¼ e Kuvendit ka të drejtë të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Kryetari i partisë me kryesinë kontrollon dhe vendos, po vendosi mblidhet Kuvendi nëse jo do dali me vendim. Ai është jashtë strukturës juridike të statutit. Është person juridik, ka statutin e tij. Kryetari i partisë njofton për lëvizje klandestine dhe në 11 dhjetor e marrin prej leckash dhe e nxjerrin jashtë. Ky është shtet juridik. ¼ ka të drejtë të mbledhë Kuvendin, por atë e thërret kryesia dhe struktura që ka lejuar Kuvendi. Nëse nuk do Basha e hedh në gjyq vendimin e tij. Por gjykata verifikon firmat dhe nuk e dini se çfarë ndodh nëse faktohet që janë të falsifikuara. Ka strukturë juridike për të marrë partinë. Këtu vjen pyetja, pse shkelin ligjin dhe dalin si lëvizje ekstralegale? Unë them se s’kanë firma. Për Saliun, shqiptarët do të prishin marrëdhëniet me Amerikën. Nëse luajnë për këtë të maten mirë, sepse FBI është prezent këtu.

Zheji: Në respekt të lirisë së brendshme të gjithsecilit dhe duke menduar që edhe ne e ruajmë atë liri, por thjesht po shohim faktet në mënyrë më konkrete. Unë them që kjo mënyrë bardhë e zi si e sheh avokati ndihmon për ta parë më qartë, por jo për ta analizuar më qartë…

Ngjela: Kam bërë analizë juridike për personin juridik. Jashtë kësaj nuk pranoj asgjë. Firmat duhet të shkojnë në kryesinë e partisë. Ky është legjislacioni shqiptar, tjetër nuk njoh.

Leave a Response