Arberi

Skandali i mashtrimit me legalizimet, Presidenti Meta: Zyrat e shtetit janë kthyer në strehë banditësh. Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për audio përgjimin e kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili urdhëron vartësit që të mos u tregojnë njerëzve se 100 mije legalizime banesash nuk do të bëhen. Lame shprehet se këta njerëz duhen mbajtur me shpresë, pra duhen gënjyer sikur do të marrin legalizimet, vetëm që të mos votojnë PD.

Pas këtij audio përgjimi, Presidenti shprehet se duhet të nisin menjëherë hetimet dhe policia e shtetit të mos prishë provat.

“Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.

Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.

Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazh në Facebook.

Audi përgjimi i kreut të Kasastrës, Artan Lame

Leave a Response