Sport

Sllovakia fiton ndaj Polonisë së Lewandowskit

Robert Lewandowski nuk ka gjetur rrugën drejt portës, ndërkohë që përfaqësuesja e tij, Polonia, e humbi ndeshjen e parë në Euro 2020.

Të hënën pasdite, Polonia u mposht 2:1 nga Sllovakia, në kuadër të Grupit E. Polakët kanë rreshtuar sulmet në fund të ndeshjes, por pa konkretizuar. Ka rrezikuar edhe Lewandowski. Kështu goli i shënuar nga Milan Skriniar doli vendimtar. Ai realizoi për 2:1 në të mirë të Sllovakisë në minutën e 69-të. Pak më herët (62’) me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Grzegorz Krychowiak për ta lënë Poloninë me një lojtar më pak në fushë.

Sllovakia kaloi në avantazh që në minutën e 18-të kur Wojciech Szczesny shënoi autogol. Ai u bë portieri i parë që shënon autogol në Evropian. Karol Linetty shënoi në minutën e parë të pjesës së dytë për të barazuar shifrat në 1:1. Por sllovakët u kthyen sërish dhe shënuan fitore të rëndësishme.

Leave a Response